Show-Bizz

Pas incidentit, reagon Luana: Ja si është e vërteta e kërcënimit

11:45 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




E vënë në qendër të javës së kaluar për shkak të incidentit të të dashurit të saj Krenar Çoçaj me Besmir Lilën, një fans i Luana Vjollcës, ka reaguar për herë të parë kjo e fundit. Nëpërmjet menaxherit të saj, Luana Vjollca ka mohuar të ketë marrë lule nga ai person, përveç shqetësime e ndjekje, raporton Ekspress. Sipas tij, Luana është e shqetësuar nga viktimizimi dhe mbështetja që po i bëhet një të sëmuri mendor.

“Është një rast i paprecedentë që mund të përfundonte tragjikisht. Nuk është marr dhe as pranuar absolutisht asnjë dhuratë apo lule nga ai person, përveç shqetësimeve e përndjekje me muaj të tërë.

Na vjen keq që po abuzohet me këtë pjesë e po mundohet të shtrembërohet e vërteta. Luana është munduar ta shmangë në çdo mënyrë. Avokatet e tij do thonë gjithçka që ta mbrojnë apo nga kudo ku dalin këto deklarata po bëhen për ta lehtësuar gjykimin e tij!!,”- përfundon menaxheri i saj.

Vetëm pak ditë më parë, Besmir Lila, fansi i Luanës është përleshur me mikun e saj Krenar Çoçaj në Tiranë, për shkak të përndjekjes sistematike që i bënte moderatores.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.