Kryesore

Rama si Skënderbeu: Hashashin nuk jua sollëm ne, atë e gjetëm midis jush!

23:39 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tonelatave me hashash që u kultivuan në të gjithë vendin dhe që pushtuan Shqipërinë këtë vit, Edi Rama iu dha shpjegim në emisionin Dritare me Rudina Xhungën. Sqarimi i Edi Ramës ishte si shprehja e Skënderbeut para luftëtarëve të tij në fund të betejës me turqit, sipas veprës së Naim Frashërit. “Hashashin nuk jua sollëm ne, atë e gjetëm midis jush” u shpreh Rama duke kujtuar Lazaratin dhe komunikatat e policisë që sipas tij e fshihnin drogën kur kapej.

Përveç kanabisit, Rama foli edhe për krizën politike. Të paktën nga ato që thotë Edi Rama, asnjë përgatitje nuk është bërë, për një takim mes tij dhe Lulzim Bashës. Duke komentuar takimin mes negociatorëve Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla, kryeministri tha se takimi i ngjan “si muri me murin”.

“I kemi lënë liri të plotë të shkruajnë axhendën që donin ato, një qeveri teknike, shtyrjen e zgjedhjeve dhe të gjitha çudirat që kanë ndërmend.

Panë vendin fillimisht pastaj nuk vendosën menjëherë se do mblidhej aleanca e çadrës. Në fillim ra ora e takimit, pastaj ra dhe vendi” tha Rama gjatë emisionit Dritare.

Sipas kryeministrit, kanë dështuar edhe përpjekjet e presidentit për t’i ulur në një tryezë atë dhe Lulzim Bashën, ndaj po tentohet për një bisedim përmes dy deputetëve Balla dhe Bylykbashi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.