AKTUALITET

Superaksioni antidrogë, kush është Shefi i Policisë në Portin e Durrësit që u arrestua me 17 të tjerë

11:20 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




18 persona u vunë në pranga nga superaksioni antidrogë, i kryer mbrëmë në Portin e Durrësit dhe në Doganën e Qafë-Thanës. Mes tyre ishte edhe shefi i Policisë së Portit të Durrësit, Julian Doraci.

Po kush është Julian Doraci?  Ai ka qenë pjesë e drejtorive të policisë së Shtetit prej vitit 2004, ku ka mbajtur disa funksione si specialist krimesh apo në Drejtoritë Rajonale kundër Emigrimit të Paligjshëm.

Në këtë foto, ai pozon me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Doraci bashkë me 17 të tjerë akuzohet se ka lejuar kalimin e kamionëve me drogë nga kufiri shqiptar që u zbuluan në Itali.

Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë njoftuar deri më tani vetëm emrat e të arrestuarve, por nuk bëhet e ditur sesi ata kanë bashkëpunuar me tyre.

Ky hetim përfshin dy episode:

Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.

Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.