AKTUALITET

Superaksioni i policisë/ Goditet grupi kriminal i drogës, 33 të arrestuar, 6 shqiptarë

18:16 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




33 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, pas një super aksioni të bërë. 27 italianë dhe 6 shqiptarë janë arrestuar pas një hetimi të koduar “Old story-Eden”, i drejtuar nga skuadra mobile e Milanos, të cilët kishin venë nën monitorim një grup kriminal. Grupi në fjalë bënte investime të mëdha në tregun e drogës, ku analizimi i lëvizjes së parave ka bërë të mundur që policia të arrijë tek grupi i trafikantëve, italianë dhe shqiptarë.

Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar rreth 22 kg kokainë, 30 kg marijuanë, 1.5 kg hashash, një pistoletë pa leje, një armë lufte me municione dhe rreth gjysmë milioni euro para Cash. Po ashtu, mediat italiane bëjnë me dije se është vendosur edhe sekuestroja preventive për 11 automjete, 10 prona të paluajtshme, 32 llogari bankare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.