AKTUALITET

Superoperacioni në doganën e Durrësit, 10 të arrestuar për drogën drejt Italisë

00:27 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy ditë pas një takimi të befasishëm të Adriatik Llallës në prokurorinë e Durrësit vjen goditja për policinë dhe doganën e këtij qyteti. Burime të GSH.al thanë se në Doganën e Durrësit janë arrestuar mbi 10 doganierë dhe policë të Antidrogës. Dyshohet se arrestimet kanë lidhje me drogën që u kap në Ankona të Italisë disa ditë më parë.

Si rrjedhojë është arrestuar i gjithë turni i doganierëve dhe drejtuesit etyre.

Mes të arrestuarve mësohet se janë zyrtarë të lartë të Kufirit dhe Portit. Arrestimet po mbahen sekrete sikurse edhe emrat e zyrtareve të vënë në pranga.

Mendohet se lënda narkotike ka kaluar nga Durrësi në drejtim të shtetit italian. Priten akoma të tjera detaje nga kapja e drogës dhe po ashtu arrestimet që ka sjellë lënda narkotike në Durrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.