AKTUALITET

Video- skandali në Elbasan, pezullohet polici i krimeve te rënda

14:08 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako ka pezulluar nga detyra nënkomisarin Arjet Jança, i cili u filmua mëngjesin e sotëm duke prangosur me dhunë një qytetarë  në sy të fëmijëve dhe gruas së tij.

Pas denoncimit të videos nga “Jeta Osh Qef”, punonjësi i policisë u pezullua dhe ndaj tij ka nisur procedim disiplinor për veprime arbitrare ndaj qytetarit që prangosi.

Në video duket qartë momenti se si punonjësi i policisë, i veshur civil, merr me forcë dhe i vendos prangat qytetarit pa asnjë motiv.

Pasi u shoqërua në komisariat nga nënkomisar Jança, qytetari u verifikua dhe u la i lirë pasi nuk kishte bërë asnjë shkelje.

Ngjarja 

Në qytetin e Elbasant një person ka i vë prangat në sy te gruas dhe fëmijëve një personi që lëviztë me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur se si Ura e Zaranikës, pranë doganës së qytetit. Një burrë i veshur me bluze të bardhë i hakërrehet dhe pasi godet me grushte, një hallexhiu që lëvizte me biçikletë.

Persona të pranishëm në vendngjarje kanë filmuar gjithçka, ndërsa tregojnë se si ka ndodhur ngjarja.

Ata thonë burri me bluzë të bardhë që i vë prangat hallexhiut, është polic i Krimeve të Rënda, por në ato momente ishte jashtë orarit të punës.

“E quajnë Ajet, mbiemrin nuk ia di. Ai është i Krimeve të Rënda dhe nuk ka fare lidhe me atë person, por ia bëri vetëm se i zuri rrugën me biçikletë. Edhe pse ai kishte me vete gruan dhe fëmijët, polic Ajeti e gjuajti edhe me grusht, por nuk e filmova dot”, thotë qytetari.

Video është publikuar në “Jeta Osh Qef”, dhe vetëm verifikimet për ngjarjen, do të hedhin më shumë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur, dhe sjelljen e policit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.