Kryesore

Nesër skadon afati për koalicionet, a do të regjistrohen bashkë Rama dhe Meta?

12:51 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nesër skadon afati për regjistrimin e koalicioneve në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit dhe nuk dihet si do të veprojnë PS dhe LSI të cilat kanë shans të rinovojnë aleancën për 4 vitet e ardhshme. Deri tani duket se nuk ka asnjë dakordësi për t’u regjistruar bashkë, pavarësisht se formalisht të dyja partitë kanë shprehur qëllimin për të konfirmuar Aleancën për Shqipërinë Europiane. Nesër skadon afati për regjistrimin e koalicionit dhe pikërisht neser, mund të kuptojmë diçka se çdo të ndodhë në kampin e majtë.

PS-ja ka bërë një ftesë formale për LSI-në, ndërkohë që krerët e kësaj partie kanë deklaruar se më i rëndësishëm se koalicioni është standardi i zgjedhjeve dhe fakti që opozita të marrë pjesë. “Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë”, kanë paralajmëruar krerët e LSI-së duke lënë të nënkuptojnë se për sa kohë nuk ka tërheqje të Ramës nga pozicioni aktual edhe ASHEE-ja nuk mund të konfirmohet më 19 prill.

Nga ana tjetër, ende nuk ka asnjë shenjë të partive opozitare për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me procesin zgjedhor që do të mbahet më 18 qershor.

Edhe pse shpesh herë është në diskutim në shtyrje e datës së zgjedhjeve për tu dhënë mundësi kampeve politike për të gjetur dialogun mes tyre, mbetet ende në pikëpyetje për mënyrën sesi do të mbahen këto zgjedhje, me apo pa opozitën. Nesër zyrtarisht skadon afati për regjistrimin e koalicioneve të partive që do të hyjnë në garë për zgjedhjet parlamentar të qershorit, ndërsa siç theksoi për “Express”, kreu i KQZ-Denar Biba afati për regjistrimin e listave shumëemërorë për kandidatët për deputetë është 29 prill. Këto janë të themi edhe dy mundësitë e fundit që ka opozita për t’i shfrytëzuar për të qenë pjesë procesit zgjedhor.

Ndërkohë, sipas Kodit Zgjedhor, regjistrimi i koalicioneve mund të bëhet jo më vonë se 70 ditë nga data e zgjedhjeve, pra kjo datë përkon me 9 prillin, por duke qenë se është ditë e diel, atëherë ajo shtyhet në ditën pasardhëse. Por mosregjistrimi i partive politike të spektrit të djathtë ka hapur një debat për afatet kohore se deri në çfarë kohe mund të priten për t’u regjistruar forcat e djathta. Denar Biba, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se partitë e opozitës do të mund të priten deri më 29 prill.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.