BOTA

Britania e Madhe shkon në zgjedhje të parakohshme, kryeministrja May publikon datën

14:09 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministrja britanike, Theresa May ka bërë thirrje sot për zgjedhje të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar, pikërisht më 8 qershor.

May bëri njoftimin në “Downing Street”, pasi disa muajsh sondazhesh të favorshme për konservartorët britanikë.

Ajo tha se Britania ka nevojë për siguri, stabilitet dhe lidership të fortë pas referendumit për daljen nga BE-ja

“Kam arritur në përfundimin se mënyra e vetme për të garantuar stabilitet dhe siguri për vitet e ardhshme është mbajta e këtyre zgjedhjeve”, tha liderja britanike, duke shpjeguar vendimin për zgjedhje të parakohshme.

Njoftimi erdhi menjëherë pas takimit të Kryeministres britanike me kabinetin e saj qeveritar.

Duke iu referuar Brexit-it, May tha se ‘Britania është e bashkuar, por jo parlamenti.

Më herët, May kishte thënë se zgjedhjet e ardhshme do të ishin sipas planit, pra në vitin 2020. Në referendumin e qershorit 2016, 52% e qytetarëve britanikë i thanë “Po” daljes së vendit nga Bashkimi Evropian, ndërsa pas kësaj kryeministri David Cameron dha dorëheqjen për t’u pasuar nga Theresa May.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.