AKTUALITET

E rrahu dhe e prangosi në sy te gruas, nënkomisari: Ai përndiqte një 12-vjeçare

10:15 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




U pezullua dje nga  detyra në policinë e Elbasanit nënkomisari Arjet Jança u pasi u “kap mat” duke dhunuar e më pas duke i vënë prangat një qytetari në Elbasan.

Pas videos së publikuar, Jança u pezullua nga strukturat e policisë së Elbasanit, ndërsa zyrtarisht mësohet se i dhunuari, 42-vjeçari me inicialet Sh.Xh., është shoqëruar në polici, pasi dyshohet për kryerjen e një vepre penale.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me shkeljen që mund të ketë bërë i dhunuari 42-vjeçar, por këtë e ka sqaruar vetë Jança në një komunikim me JOQ.al.

Ai bën me dije se pas atyre pamjeve qëndron një e vërtetë edhe më dramatike. Sipas Jançës, burri që ai i ka vënë prangat ka qenë i dyshuar përndjekje dhe joshje të një vajze 12-vjeçare.

Ju bëj me dije se personi që kam shoqëruar në video nuk është shoqëruar për arsyen që flitet. Ai ka qenë i dyshuar për përndjekjen dhe joshjen e një vajze 12 vjeçe. Në momentet e para e mitura e ka identifikuar si personin e dyshuar. Unë pas dëshmisë dhe identifikimin e saj, i cili ka qenë i momentit, kam bërë shoqërimin e të dyshuarit me mjetin e policisë dhe për këtë rast janë kryer veprimet hetimore që mbrëmë. Është marrë kallëzimi vajzës së mitur dhe deklarimi i personit të dyshuar. Unë kam bërë detyrën duke u ardhur në ndihmë qytetarëve, personat me makina luksoze që filmuan janë kontingjenti më i rrezikshëm i Elbasanit. Ata kanë patur përplasje me mua dhe herë të tjera. Ju dha mundësia të më filmojnë dhe disiformuan ju dhe publikun. Më keni vënë në vështirësi pa të drejtë para qytetarëve dhe familjes sime”, – thotë Jança


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.