Horoskopi

Horoskopi i datës 18 prill 2017

07:12 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Disa dëshira dhe ndjenja që do t’i mbani të kyçura, sidomos kur flitet për ata që zemrën nuk e kanë plotësisht të lirë. Do të ketë dashuri platonike dhe të pashprehura për beqarët, shumë të ndrojtur apo të pasigurt për t’u shprehur. Por kur guxon, fati e ndihmon

DEMI

Është e drejtë shprehja që thotë se puna të ngushëllon. Sidomos kur ndërmerr veprimtari krijuese, që ju e pëlqeni dhe ju jep kënaqësi. Kushtojini rëndësi edhe kohës së lirë, duke u marrë me gatime, vallëzim ose gjëra të tjera që ju pëlqejnë.

BINJAKËT

Do të keni romancë dhe krijimtari, me Diellin dhe treshen Mars-Venus-Jupiter që ju mbështesin. Duke ndjekur intuitën tuaj, nuk mund të gaboni. Partneri dhe miqtë do t’ju kushtojnë vëmendje të veçantë dhe ju ndjekin në ato që ndërmerrni.

GAFORRJA

Mëngjesin do ta keni të zënë me punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Venusit, çdo gjë do të ndryshojë në gjendjen tuaj brendshme. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo vetëm me partnerin.

LUANI

Dita nis pak me plogështi, por bashkëveprimi i planetëve do të bëjë që t’ju rikthehet humori gjatë pasdites, duke ua bërë pjesën tjetër të ditës më romantike. Me partnerin tuaj do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj disa problemeve të partnerit

VIRGJERESHA

Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Por nga ana tjetër,  mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Mërkuri nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.

PESHORJA

Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen nga pasditja falë dashurisë, por edhe Hënës që zhvendoset. Paqja do të ‘nënshkruhet’ para një akulloreje të shijshme, me ngjyra të ndezura, ashtu siç e keni edhe karakterin, të gëzueshëm.

AKREPI

Plutoni dhe Saturni ju japin frymëzim krijues dhe ju mundësojnë udhëtime në brendësi të shpirtit. Do t’ju vijnë mesazhe romantike nga larg. Do të keni harmoni në vendin e punës. Nuk do të keni rivalitet me kolegët, pasi do të mbizotërojë shpirti i skuadrës.

SHIGJETARI

Udhëtime dhe lëvizje të shumta e gjallërojnë ditën tuaj, mund të jeni në tren, aeroplan ose thjesht në makinë, ndoshta për të shkuar të takoni miq të largët. Partneri është kokëfortë dhe tekanjoz, tregoni diplomaci duke treguar dakordësi dhe pastaj bëni si të doni.

BRICJAPI

Nuk do të jeni në jeni në humor të mirë. Planetët nuk janë në favorin e juaj, ndërsa perceptimet dhe fantazitë ju nxjerrin jashtë rrugës së qëllimit kryesor. Rreziku në dashuri është të synosh për shumë lartë, sidomos nëse jeni ende beqarë.

UJORI

Neptuni dhe Jupiteri nuk janë në anën tuaj dhe këtë duhet ta pranoni! Planetët e tjerë ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojte në angazhimet tuaj. Bashkëveprimi i Plutonit, Saturnit dhe Uranit do të ndikojnë më së miri në shëndetin tuaj.

PESHQIT

Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtar, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe delikatesë, gjuha që përdorni është një gjuhë romantike, që vjen nga zemra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.