Kryesore

“Jam shumë i rënduar, më mirë të shkoj në botën tjetër”, zbulohet letra e 59-vjeçarit

18:46 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 59-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës ditën e sotme, pasi qëlloi veten me një plumb në kokë. Vladimir Fezollari u dërgua me helikopter drejt Tiranës ku ndodhet në gjendje të rëndë. “BalkanWeb” ka zbardhur letrën e lamtumirës, e cila është gjetur nga policia bashkë me armën e krimit.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka siguruar letrën e gjetur pranë tij në momentin që qëloi veten. Në letrën e lamtumirës ai shkruan se prej kohësh gjendja e tij ishte e rënduar dhe se nuk do t’i bëhet barrë askujt. Ai thotë se vendimin e ka marrë vetë dhe se nuk ka faj familja e tij. Në fund 59-vjeçari i kërkon falje familjes. “Prej kohësh gjendja ime psikologjike nuk më le të jetoj i qetë. Jam shumë i rënduar dhe më mirë të shkoj në botën tjetër sepse po bëhem barrë për të gjithë!

Kur të lexoni letrën s’dua të fajësoni askënd! As familjen time as fëmijët e mi! Ata nuk kanë faj për asgjë! Kam vendosur vet dhe fajtori jam unë! Më falni për çdo shqetësim familja ime e shenjtë! Më falni për këtë që po i bëj edhe vetes por është më e mira për mua!”, thuhej në letrën e lamtumirës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.