BOTA

Kërcënon me hanxhar 50 cm bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet shqiptari

10:54 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një  43-vjeçar iniciale P.G. është vënë në pranga nga karabinierët , pasi gjatë natës që shkoi ka lënduar dhe kërcënuar me jete bashkëshorten e tij në prani të fëmijëve. Sipas mediave italiane, policia ndërhyri në rrugën Untoria në Savona, ku ishte sinjalizuar për një mosmarrëveshje familjare, kur një person u shfaq i armatosur.

Ata panë se burri, 43- vjeçar shqiptarë, pas debateve me gruan e tij C.R. 41 vjeçe, e kishte rrahur, e kishte kërcënuar me vdekje me një hanxhar rreth 50 cm të gjatë në sy të fëmijëve të rritur.

Hetimet e karabinierëve nxorën në shesh që dhuna kishte qenë e vazhdueshme për shumë vjet. Nata e fundit kishte qenë vetëm episodi më i fundit. Burri së pari e kishte rrahur gruan duke i shkaktuar plagë ( gruaja u dërgua në spitalin San Paolo dhe iu dha raport mjekësor për 25 ditë) dhe më pas ai e kishte kërcënuar për vdekje me një hanxhar.

Fatmirësisht gruaja qe në gjendje të kërkonte ndërhyrjen e policisë. Hanxhari u sekuestrua. I arrestuari u dërgua në burgun  Genova Marassi deri sa të dalë para gjyqit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.