AKTUALITET

Mat/ Dukej si shtëpi e braktisur, por policia zbulon laborator droge

20:39 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një shtëpi që dukej si e braktisur, policia ka zbuluar një laborator droge.  Rreth 7.2 kg kanabis është sekuestruar nga policia në Mat. “Si rezultat i kontrolleve në një banesë të braktisur, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike në formë boçe, e dyshuar Cannabis Sattiva, si dhe disa bimë narkotike, degë e kërcej në proces tharjeje.

Pas peshimit rezultoi se pesha e saktë ishte 7 kilogramë e 200 gramë lëndë e bimë narkotike në proces tharjeje”, njofton policia. Lënda dhe bimët narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.