AKTUALITET

Detaje/ Babai i vajzës: Vajza ime do shpëtonte po të kishte kujdes mjekësor

12:23 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zbardhen detaje nga ngjarja e dhimbshme, kur një foshnje 15 muajshe mbërriti e pajetë në spitalin e Durrësit. Vajza ishte dërguar në spital tri ditë më parë, por ishte përcjellë nga mjekët, vetëm me mjekim për virozë.

Pas akuzave të bëra nga prindërit, që ia vënë fajin mjekëve për vdekjen e vajzës së tyre vetëm 15-muajshe ka ardhur reagimi i bluzave të bardha.

Shefi i Pediatrisë, ka thënë  se foshnja u vizitua në datën 14 në orën 23:00.

“Ajo kishte probleme me rrugët e frymëmarrjes. Fëmija ka ardhur në gjendje të mirë pa temperaturë, vetëm me bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Mjekja nuk ka konstatuar asnjë shqetësim tjetër shëndetësor dhe prandaj ka rekomanduar prindërit ta marrin fëmijën në shtëpi dhe të qëndronte nën kujdesin e mjekut të familjes. Sot morëm informacionin se fëmija kishte ndërruar jete”- tha ai.

Familja 

Familjarët akuzojnë stafin mjekësor pse nuk e shtruan foshnjën në spital, në kohën që ata e dërguan me urgjencë.

I pyetur nga “Panorama”, babai i foshnjës tregon se e kanë çuar tre ditë më parë në urgjencë.

“Morëm ilaçet dhe u larguam për në shtëpi. Vajza u përkeqësua gjatë dy ditëve të fundit”- thotë ai, duke hedhur akuza mbi mjekët.

Ai kërkon që të zbardhet e vërteta. “Ne duam të zbardhet e vërteta. Vajza mund të ishte shpëtuar nëse do kishte kujdes mjekësor”- thotë Kujdesi Aga

Pasi ka kryer vizitën dhe ka marrë mjekimin, ata janë kthyer në shtëpi. Ndërkohë që sot foshnja ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë 

“Më datë 18.04.2017, ora 02:30 ,në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ka shkuar pa shenja jete (shoqëruar nga prindërit) fëmija e seksit femër, me iniciale N.A. 15 muajshe, banuese në Fllakë, Durrës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

 

Ngjarja

Mbërrin ne Spitalin Rajonal të  Durrësit një foshnjë  15- muajshe  e pa jetë e seksit femër në orët e para e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Foshnja me iniciale N. A. banuese në Fllak të Durrësit, ishte e shoqëruar nga prindërit e saj në momentin që ka mburritur në spital.

Mjekët e spitalit kanë nisur të hetojnë për shkakun e vdekjes dhe grupi hetimor njëkohësisht për rrethanat e vdekjes. Ndërkohë që bëhet me dije se foshnja para tre ditësh ka qenë në spital dhe është vizituar e cila sipas mjekeve, ka rezultuar me virozë stinore ku dhe kane marrë një recete me ilaçe, të cilat i janë përdorur foshnjës

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.