Kryesore

Rama: PD gati të ndajë Shqipërinë nga Europa, vetëm që t’i shmanget drejtësisë

19:50 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas votimit të dy komisioneve ‘ad hoc’, kryeministri Rama u shpreh se PD-ja është gati ta ndajë Shqipërinë edhe njëherë për së gjalli nga Europa. Nga shkallët e parlamentit, Edi Rama tha se edhe ndërkombëtarët tashmë e kanë të qartë se moskryerja e vetingut, cënon procesin e antarësimit në BE.

“Refuzimi i vazhdueshëm për të mos u bërë pjesë e një procesi historik që kërkon një aspiratë çerek shekullore të këtij populli për të çliruar Shqipërinë nga kthetrat e gjyqtarëve të korruptuar, është një njollë e zezë turpi që partia që lindi nga thirrja: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ajo po përpiqet që me apo pavetëdije t’ja verë fajin Shqipërisë.” -tha Rama.  “Një gjë shumë e qartë, që e kanë thënë dhe ndërkombëtarët, që moskryerja e Vettingun cënon rëndë procesin e anëtarësimit në BE dhe vonon këtë proces.

Fatkeqësisht PD është gati të na ndajë dhe njëherë për së gjalli nga Europa që duam të gjithë të bëhemi pjesë vetëm e e vetëm për t’ju shmangur drejtësisë të gjithë atyre që kanë kusure për të lartë në një shtet të së drejtës”, pohoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.