Show-Bizz

Rudina Xhunga për Ledion Liçon: I ka hipur vetja në qejf, por do rritet edhe ai

18:11 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“E premtja pa shikues e Top Channel. Ledioni dështon me Voice”, ky ka qenë  titulli i një  lajmi që  u botua pak javë  më  parë  në  portalin e Rudina Xhungës, por që  për moderatorin Ledion Liço duket se ka qenë  një  lajm tejet tendencioz, duke u marrë  personalisht me Rudina Xhungën në  reagimin që  pati në  llogarinë  e tij në  instagram vetëm pak orë  pas publikimit të  lajmit në  portalin e Xhungës.

“Për Xhungat e kësaj bote dhe për @rudinaxhunga, e cila shkruan keq, jo sepse mendon keq për Top Channel, por sepse ky i fundit e përcolli për në  dritaren e fundit”, shkroi reagimin e tij shpotitës drejtuar me emër dhe mbiemë gazetares Rudina Xhunga, moderatori “The Voice”.

E  ftuar në  emisionin “Tek Unë ”, moderatorja e emisionit “Dritare”, lidhur me këtë  çështje u shpreh se ai ishte një  lajm i dalë  nga një sondazh dhe se nuk e priste të  krijohej kjo situatë  e pakëndshme. “Edhe në  perceptimin personal, unë  mendoj se për ‘The Voice’, nuk flitet më  shumë, ndaj edhe i lashë dorë  të  lirë gazetares dhe nuk i kushtova aq rëndësi. Kur pashë  reagimin e Ledionit nuk u mërzita aspak, pasi Ledioni është  një  çun i vogë i dhe do rritet ai dhe do mësojë.

Gjithsesi unë Ledionin e kam xhan. Ai ka qenë  në  shtëpinë  time disa herë , kemi ngrënë drekë  bashkë. Por i ka hipur vetja në  qejf sigurisht, por ka kohë  për t’u rritur”, është  shprehur Rudina lidhur me reagimin e Ledion Liços.

Bordo


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.