SPORT

Ruli: Smajlaj nuk largohet dot nga Shqipëria. Të punojë fort, se ndodh që bën një gol dhe harrohesh

13:52 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas paralajmërimit të kampionit të Europës, Izmir Smajlaj, se nuk e përjashton mundësinë e “divorcit” me Shqipërinë, ka reaguar presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli. Në sqarimin e tij për gazetën “Panorama Sport”, Ruli sqaroi se atleti nuk ka asnjë shans të largohet nga Shqipëria.

“Unë e mbështes Izmirin, por duhet të kuptojmë që federata, unë të paktën e kam tepruar, duke marrë në telefon të gjitha institucionet. Plus duhet të kuptojmë që këto lëvizje kanë qenë shumë private, shumë shpirtërore. Në ato tre porta që kam trokitur më janë përgjigjur dhe për këtë dua t’i falënderoj pa masë. Unë do të thosha që kryesore është që Izmiri duhet të shqetësohet më tepër për stërvitjen. Nëse do të mendojmë vetëm për paratë, atëherë do bëhemi banalë.

Premioja e pamjaftueshme? Nuk dua t’i heq riskun se mund të dalë ndonjë gjë e re, por që unë ato i cilësoj vlerë monetare. Më mirë ta mbrojë atë rezultat se ndodh ndonjëherë që bën një gol dhe harrohesh gjithë jetën. Unë i kam thënë Izmirit që patjetër nevojitet një punë shumë e madhe, duhet një stërvitje intensive. Që të kapë një rezultat, duhet të bëhet një punë sikurse në tetor, nëntor, dhjetor.

A do të largohet? Nuk ka për të ndodhur. Por kjo nuk do të thotë që nuk ndodh dhe nuk duhet t’i plotësohen nevojat. Është e pamundur, pasi është bllokuar jo nga unë, por e ka bllokuar një asamble. Në atletikë, e përsëris, është e pamundur, në sporte të tjera nuk e di. U bë një sëmundje ku gjithë vendet afrikane filluan duke shkuar në Itali, Suedi, Gjermani, por u bllokua me vendimin e kongresit të Federatës Botërore të Atletikës (IAAF) që u mbajt në Montekarlo në dhjetor”, deklaroi presidenti Ruli.

Në vijim, ai theksoi se atleti mund të garojë vetëm në rang klubesh. “Kjo mund të ndodhë vetëm nëse zgjedh të martohet me një të huaj atje, qëndron dy vite siç janë ligjet vendëse. Por që do të jetë periudhë e vështirë dhe nuk e di nëse do t’i interesonte atij realisht. Unë di të them kaq në fund që ato të mira që do të korrë nga Shqipëria, është shumë i vështirë t’i korrë nga një vend tjetër në botë dhe këtë do ta argumentoj në një fazë të dytë”.

Në fund të deklaratës, presidenti Ruli i bëri apel Bashkisë së Shkodrës që të rishikojë trajtimin për atletin. “Bashkia e Shkodrës dhe Këshilli Bashkiak duhet të vendosë një trajtim tjetër për atletin Izmir Smajlaj. Izmiri është atleti i Vllaznisë dhe nderi i atij qyteti. Pra, Izmiri të trajtohet siç i trajton bashkia futbollistët”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.