AKTUALITET

Video/ Qarkullonte me makinë me xhama të errët, i “forti” refuzon gjobën

15:03 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

5201 masa administrative për ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor ka ndërmarrë Policia e Shtetit në 72 orët e fundit.

Një ndër rastet që paraqiten në videon e mëposhtme ka të bëjë me një drejtues mjeti, i cili është ndaluar se po qarkullonte me makinë me xhama të errët.

Qytetari: Si kaluat?

Polici: T’i shoh pak dokumentet të lutem? Arsyeja e ndalimit për xhama të errët.

Qytetari: Jo nuk e firmos, refuzoj…

Njoftimi i plotë

Policia Rrugore në 72 orët e fundit

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë në 72 orët e fundit në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5201 raste, nga këto:

481 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

716 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

787 për parakalim të gabuar.

75 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

327 për shpejtësi tej normave të lejuara

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.

Janë pezulluar 169 Leje Drejtimi.

Nga këto:

20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

128 për shpejtësi tej normave të lejuara

21 për mosrespektim semafori dhe të ndryshme.

Po gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 20 drejtues mjetesh nga këta:

15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

5 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore, minimizimin e shkeljeve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.