AKTUALITET

Zbardhen mesazhet e reja, si i kërkoi favor seksual ish-gjyqtari i Beratit 30-vjeçares

08:30 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Shyqyri Çobo, gjyqtari i pezulluar i Gjykatës së Beratit, nuk ia ka dalë të rrëzojë në Apelin e Krimeve të Rënda dënimin e tij për “korrupsion”.

Sipas Apelit, Çobo i ka kërkuar favore seksuale një gruaje 30-vjeçare, palë në një proces të gjykuar prej tij, në këmbim të një vendimi gjyqësor në favor të saj. Një pesëshe e Apelit ka lënë të pandryshuar dënimin e dhënë më 9 janar 2017 nga Shkalla e Parë për të, shkruan Panorama.

Në këtë gjykatë, ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg, ekzekutimi i të cilit u pezullua, duke e lënë gjyqtarin në Shërbim Prove për një periudhë 18- mujore. Po ashtu, atij iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit për një periudhë 5-vjeçare.

“Ai e kreu veprën penale në formën e kërkimit të përfitimit të padrejtë, favorit seksual, nga e dëmtuara, palë në proces, duke marrë përsipër kryerjen e një veprimi që lidhej me detyrën e tij dhe, konkretisht dhënien e vendimit gjyqësor në favor të saj”, argumentonte

Apeli në vendimin përfundimtar, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta. Vendimi nxjerr në dritë SMS të papublikuara më parë, të dërguara nga gjyqtari drejt numrit të 30-vjeçares.

Sipas Apelit, në përmbajtjen e SMS-ve, përmes të cilave gjyqtari i kërkonte asaj favore seksuale, nuk janë kursyer dhe citate nga Kurani, shkrimtarë dhe psikanalistë.

“Në kuadër të kërkimit të favoreve seksuale, në komunikimin me të dëmtuarën, i pandehuri përdori referenca në Kuran, te shkrimtarë apo psikanalistë. Më datë 09.05.2015, ai iu referua Kuranit për trajtimin që i bënte ndjenjës së dashurisë; Frojdit, për trajtimin e avantazheve të të pasurit të një të dashuri në kushtet e qenies i martuar dhe, në datë 22.05.2015, Gorkit te romani ‘Nëna’, për gjërat më të mira në jetë të cilat ishin falas, duke lënë vend për nënkuptime”, argumentonte Apeli i Krimeve të Rënda.

Sipas gjykatës, të tjera SMS përmes të cilave Çobo i kërkonte 30- vjeçares përfitime të llojit jomaterial ishin:

“Kur të them që të jesh mikja ime, qëllimi është se do të qëndroj pranë si mik (pse keqkuptohesh).

Fundja mua në jetë s’më mungon asgjë-asgjë. Për problemin që po të tundon, ndihma ime s’do të mungojë, pavarësisht konkludimit tuaj”;

“Pjesë e miqësisë time janë persona të nivelit qëndror qeverisës deri poshtë (vertikal)…”;

“Sinqerisht, komunikimi me Ty më duket maksimalisht i vështirë…!”; “Argumenti habitës është fakti se ju jeni e shkolluar”;

“Dua të jem konfidencial me ty. M’u drejto me Ti! Je mjaft e mirë!”; “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është “Dashuria”!!”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.