AKTUALITET

Droga në Shkozë, transporti bëhej me ambulancë

14:23 - 19.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga dhjetë të arrestuarit për laboratorin e drogës në Shkozë, vetëm një prej tyre është lënë në masë sigurimi “arrest me burg”.

Ndërsa nëntë të tjerët lanë qelitë e burgut, pasi rezultoi se nuk kishin lidhje me kultivimin e lëndës narkotike. Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë caktoi masën e sigurisë për 10 të arrestuarit, e dyshuar për përfshirjen në kultivimin e lëndëve narkotike brenda tunelit të ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë. 

Gjyqtari Artan Lazaj, vendosi që në masë sigurie “arrest me burg” të qëndrojë vetëm 59-vjeçari Gerald Bilimani. Sipas Prokurorisë, Bilimani është i dyshuari i vetëm për laboratorin e kultivimit të hashashit në Shkozë. 

Ndërkohë, në vendimin përfundimtar, gjykata është shprehur se Bilimani është personi që ka marrë me qira ambientet e tunelit në ish-Uzinën e Traktorëve, ku u gjetën pajisje për kultivimin e hashashit në ambientet të mbyllura. 59-vjeçari nuk ka treguar për aktivitetin e tij të paligjshëm, që për prokurorinë, së bashku me punëtorë të tjerë, të cilët i paguante me shuma të ndryshme, kultivonte prej vitesh hashash. Më tej, në kërkesën për caktim masë sigurie, Prokuroria u shpreh se transportin e hashashit nga tuneli drejt ambienteve të tjera, Bilimani e kryente me ambulancën e spitalit ku ishte punësuar si shofer.

Burimet thonë për “Shekullin” se hetuesit po punojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e Gerald Bilimanit në kultivimin e hashashit brenda tunelit në Shkozë. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.