BOTA

Tronditet Athina/ Shpërthen bombë pranë bankës, u paralajmërua më herët në polici

22:40 - 19.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një bombë ka shpërthyer mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 (me orën lokale) në qendër të kryeqytetit grek, në zonën mes Universitetit dhe stadiumit. Fatmirësisht nga të dhënat paraprake nuk raportohet për të lënduar.

Sipas ‘Zougla.gr’, mjeti shpërthyes ishte vendosur jashtë një banke. Po ashtu, thuhet se para se të ndodhte shpërthimi, në polici kishte mbërritur një telefonatë paralajmëruese. Sakaq, priten të tjera detaje rreth ngjarjes. Pak kohë më parë në Athinë u gjetën 8 pako me bomba, në një filial të një poste, ndërsa në shënjestër ishin zyrtarë të Bashkimit Europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.