AKTUALITET

12 ton drogë në Përmet/ Prokuroria arrin për herë të parë, tek peshqit e mëdhenj

20:59 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy persona nga Tirana me aktivitet në biznese private dhe një nga Tepelena, po verifikohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda si pronarë të mundshëm apo financues të kanabisit të gjetur dy javë më parë në tunelet e ish-rezervave të shtetit në Përmet.

Bazuar në dëshmitë e marra prej banorëve të zonës në fshatin ku u gjet kanabisi në Përmet por edhe nga verifikimi i tabulateve telefonike të dy shtetasve të arrestuar, prokuroria dyshon se dy sipërmarrës nga Tirana me aktivitet në pronësinë e lokaleve të ndryshme dhe pikave të basteve, mund të jenë financies të aktivitetit kriminal në Përmet.

I dyshuari nga Tepelena, mendohet se mundësoi kultivimin e kanabisit në këtë zonë, ruajtjen e parcelave dhe deri tek korrja e bimës narkotike e cila mendohet se është përpunuatr e tharë në tunelet e ish-rezervave të shtetit në Përmet.

Pas zbulimit të kësaj sasie të madhe hashashi në Përmet, policia e shtetit arrestoi shtetasit Rustem Muçelli, 51 vjeç dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, të banues në Përmet ndërsa është shpallur në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në po atë fshat.

Asnjëri nga këta shtetas, nuk ka lidhje me kultivimin as me grumbullimin e drogës, por arrestimi i tyre është bërë sepse kishin përdorur magazinat ku u gjet hashashi vitet e fundit.

Sipas dëshmive që ka marrë fillimisht prokuroria e Permetit dhe më pas edhe prokuroria e krimeve të rënda, dyshohet se tunelet ku u gjet kanabisi janë përdorur për magazinimin e drogës që nga dhejtori i vitit 2016 e në vazhdim me qëllimin që bima të trafikohej më pas në Greqi.

Dëshmitë e mbledhura tregojnë se tunelet ku mbahej kanabisi ruheshin nga persona të armatosur që nuk ishin banorë të zonës, raporton “Panorama”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.