SPORT

20 mijë euro shpërblim i papritur dhe rrogat, ja surpriza e Gjicit për lojtarët

11:57 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Rikthimi i Kukësit në vend të parë duket se ka kënaqur jo vetëm sportdashësit dhe stafin, por më kryesorja është që ka lënë të kënaqur vetë presidentin Safet Gjici. Ka qenë ky i fundit, i cili dje i ka bërë dy dhurata ekipit të tij, duke mbajtur kështu premtimin e dhënë. Ai ka urdhëruar zyrën e financës për t’u shpërndarë rrogat gjithë skuadrës, gjë që ndodhi, ndërsa ka akorduar 20 mijë euro premio për lojtarët për shkak të suksesit të fundit.

Shuma është ndarë në mënyrë të barabartë për futbollistët titullarë të Kukësit, të cilët kanë përfituar 13 mijë euro, ndërsa 7 mijë euroshi është ndarë për pjesën tjetër të ekipit. Ky shpërblim ka ardhur e papritur për futbollistët, pasi ata prisnin të merrnin vetëm rrogat, jo këtë shpërblim të konsiderueshëm, pasi nuk ka pasur asnjë lajmërim se mund të jepej një shumë e tillë, raporton Panorama Sport.

Surpriza ka entuziazmuar lojtarët verilindorë. Shpërblimi ka ardhur për ekipin në një kohë ku gara është mjaft e ashpër, me qëllim që ekipi të jetë sa më i karikuar, por dhe të ndihet dora e presidentit, i cili nuk është në krye të klubit vetëm për të kritikuar, këshilluar, por dhe për të mbështetur me çdo mënyrë futbollistët e tij.

Nga ana tjetër, presidenti Gjici ka shfaqur anën e tij potente, si një njeri që e do futbollin dhe aq më shumë ekipin e tij, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, e këtë radhë në aspektin financiar… Ky është dhe një tregues krahasimor që vetë ai bën me homologët e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.