AKTUALITET

Atentat me armë në Shëngjin, plagoset 38-vjeçari

10:27 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një person ka mbetur i plagosur nga një atentat me armë të ndodhur në mesnatë.

Ngjarja ka ndodhur në Ishull Shëngjin, në fshatin Sakë

Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se në mesnatë një person ende i paidentifikuar ka qëlluar dhe ka plagosur me armë një 38-vjeçar me inicialet A. M.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur tek banesa e personit të plagosur. Ky i fundit nuk e ka parë autorin i cili është larguar duke përfituar edhe nga errësira.

Pas plagosjes, 38-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për kapjen e atentatorit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.