Kryesore

Berisha “flirton” me LSI: Edi Rama përuron veprat që ka përuruar më parë Ilir Meta

15:59 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ironizoi sot kryeministrin Rama se po përuron vepra të vjetra, pasi nuk ka asnjë rekord gjatë qeverisjes së tij.

“Shkon aty dhe inauguron vepra që ka përuruar 3 apo 4 vite më parë Ilir Meta. Po ju thoni, a do ikë ai? Unë ju them, Edi Rama më parë vret veten se sa ikën. Urojmë ti vijë mendja dhe të pranojë zgjedhjen e ofruar e cila është vetëm vota e lirë. Vota e lirë është më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër. Ai është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë Europiane”, deklaroi Berisha duke folur para protestuesve në çadrën e opozitës.

Ai e paralajmëroi Edi Ramën, i cili gjendej në seancë plenare.

“Unë e njoh mirë se ja kuptoj psikologjinë, atë e gënjen mendja se mund të na rrëmbejë votën. Do ta paguash shumë shpejt”, tha Berisha.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.