AKTUALITET

“Blindohet” porti i Durrësit, policia kontrolle të rrepta kamionëve

09:47 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mbrëmjen e djeshme janë ushtruar kontrolle te rrepta në portin e Durrësit, për rrjedhoje të gjithë kamionët në Portin e Durrësit po kalojnë në sitën e policisë.

Kontrollet të shumta janë ushtruar në të gjithë kamionët që nisen nga Durrësi për në Itali.

Gjithashtu 16 kamionë me mallra janë bllokuar në port, si pasoje e këtyre kontrolleve janë Kjo, pasi për shkak të procedurave të zgjatura të kontrollit nuk kanë mundur të nisen për në Itali.

Kamionët e mbetur në portin e Durrësit duhej të niseshin gjatë natës për në Ankona por trageti është nisur me 3 orë vonesë si pasojë e kontrolleve.
Mësohet se kontrollet janë ushtruar nga policia kufitare dhe dogana e Durrësit

Ashpërsimi i masave në portin e Durrësit, pas arrestimit të doganierëve dhe efektivëve të policisë kufitare. Një ditë më parë agjentët doganorë pezulluan punën në orën 14:00 në portin e Durrësit./Balkanweb/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.