Kryesore

Skenarët e Bashës/ Bllokim të akseve kombëtare, përshkallëzim të protestës

18:44 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një takim që Basha ka mbajtur sot me kryetarët e degëve të Partisë Demokatike, është diskutuar edhe përshkallëzimi i protestës në pika të ndryshme të vendit.

Vendimi nuk është marrë akoma, por kreu i opozitës Lulzim Basha e diskutoi përhapjen e protestës në disa pika të ndryshme të vendit, në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokatike.

Drejtuesit demokratë nuk përcaktuan një datë se kur do të mund të nisin protestat në rrethe, por parashikohet që përshkallëzimi i qëndrimit të opozitës të nisë në ditët e ardhshme, ditë të cilat përkojnë me nisjen e negocimit ndërkombëtar pasi vendin tonë pritet ta vizitojë David McAllister, i dërguari i kancelares Merkel.

Mediat kanë thënë se  njëri nga opsionet është bllokimi i disa akseve kombëtare, por mbledhja nuk mori vendim se cilët do të jenë këto akse dhe kur do të bllokohen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.