Show-Bizz

Blushi “kundër” Tahirit: Djaloshit ia hoqën nga trupi tatuazhin, ai i ekspozon ku të mundet

13:10 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i LIBRA-s Ben Blushi duke folur nga seanca plenare tregoi historinë e një të riu i cili kishte konkurruar për në Shkollën e Policisë, por se nuk kishte fituar për shkak të një kriteri, tatuazheve që kishte në trup.

Blushi rrëfeu se i riu pasi kishte humbur nënën, kishte bërë një tatuazh fytyrën e saj, por ai u detyrua që të fshihte kujtimin që e lidhte me nënën, për tu bërë pjesë e konkurrimit.

Blushi më tej u shpreh se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e kishte gjithë trupin me tatuazhe, që i reklamonte sa herë të mundej, ndërsa i riu duhet të hiqte nga trupi kujtimin e nënës.

“Para një jave duke ecur rrugëve në Tiranë më del para një djalë dhe më tha: Kandidova për në Shkollën e Policisë, dhe i kalova të gjithë testet. Por se fitova për një kusht, një tatuazh. Ai kishte një tatuazh, fytyrën e nënës së tij që i kishte vdekur.

Pasi e hoqi tatuazhin, prapë nuk fitoi kur konkurroi, pasi ata që ishin më poshtë paguan. Ministri i Brendshëm (Ish-ministri Saimir Tahiri) e ka të mbushur trupin gjithë tatuazhe, ndërsa një fëmijë hoqi tatuazhin e nënës së tij për të kapur shkollën. Mbrojeni Tahirin para atij djali, se ai humbi nënën e vet dhe tatuazhin”, tha Blushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.