SPORT

Dortmundi s’e përmbys dot, Monako fiton sërish dhe shkon në gjysmëfinale

10:22 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Monako vazhdon të befasojë në këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Skuadra nga Principata siguroi një vend në gjysmëfinale pasi eliminoi Borusian e Dortmundit.

Pasi kishte hedhur një hap të madh me suksesin 3-2 jashtë fushe në përballjen e parë, skuadra e Leonardo Zhardimit e fitoi edhe duelin e kthimit me rezultatin 3-1.

Francezët e nisën me vrull ndeshjen dhe që në minutën e tretë i përhershmi Kilian Mbape kaloi në epërsi ekipin bardhekuq. Misioni për vendasit u bë edhe më i thjeshtë me golin e Radamel Falkaos në të 17-n.

Miqtë nga Gjermania u përpoqën të futeshin në lojë me golin e Marko Rojsit tri minuta pas pushimit, por Valer Zhermein shoi ëndrrat e tyre vetëm pak sekonda pasi u fut në vend të Mbape (81’).

Monako – Borusia Dortmund 3-1 (3-2
3′ Mbape, 17′ Falkao, 81′ Zhermein / 48′ Rojs
Monako: Subashiç, Ture, Glik, Mendi, Xhemerson, Bakajako, Lemar, Mutinjo, Silva, Falkao, Mbape
Trajner: Leonardo Zhardim
Borusia Dortmund: Burki, Guerero, Gitner, Sokratis, Pizhçek, Veigl, Shahin, Rojs, Kagava, Durm, Aubamejang
Trajner: Tomas Tuhel
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.