AKTUALITET

Dy 15-vjeçarë bënë kërdinë duke vjedhur, arrestohen nga Policia e Përrenjasit

11:40 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy minorenë ishin kthyer në makthin e Përrenjasit, por janë arrestuar nga policia e këtij qyteti.

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasit me inicialet F.Ç, 15 vjec si dhe A.R 15 vjeç, që të këta banues ne fshatin Rrajcë Fushë.

Që të dy këta më datë 18 prill, në fshatin Rrajcë Fushë dyshohen të kenë vjedhur një motorseke dhe një sasi lekësh në banesën e shtetasit V.V, 59 vjeç.

Ndërkohë që gjatë hetimit rezultoi se po këta shtetas më 16 prill, në Prrenjas dyshohen të kenë vjedhur banesën e shtetases M.M, 42 vjeçe.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.Ç, 15 vjeç banues në fshatin Rrajcë Fushë

A.R,  15 vjeç banues ne fshatin Rrajcë Fushë

Arrestimi i tyre u bë pasi me datë 18.04.2017 në fshatin Rrajcë Fushë dyshohen të kenë vjedhur një motorsekë dhe një sasi lekësh në banesën e shtetasit V.V, 59 vjeç.

Sendi i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua e cilësinë e provës materiale.

Gjatë hetimit rezultoi se këta shtetas më datë 16.04.2017 në Prrenjas dyshohen të kenë vjedhur banesën e shtetases, M.M, 42 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale Vjedhja parashikuar nga neni  134/2  i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.