BOTA

Ecte me shpejtësi, 20-vjeçarit shqiptar i gjenden 260 kg drogë në furgon, arrestohet në Romë

10:36 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një shqiptar është vënë në prangat e Policisë së Romës. Kjo pasi ai është konstatuar se po ecte me shpejtësi. Mirëpo, nuk ishte vetëm ky problemi, përveçse ishte pa leje qëndrimi, gjatë ndalimit të tij, policia i gjeti jo pak, por 260 kg drogë në furgon.

Policia italiane ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 20-vjeçar, por pa bërë të ditur emrin e tij.

Mediat italiane kanë shkruar se furgoni ka rënë në sy të karabinierëve pasi po ecte me shpejtësi në rrugën “Boçea” në Romë, çka ka bërë që ata menjëherë t’i vihen nga pas.

Ajo çka i ka bërë policët të kontrollojnë mjetin, ka qenë fakti se ai ka shfaqur shenja nervozizmi, duke ngritur dyshime.

Sapo kanë hapur derën e pasme të furgonit, policët e kanë kuptuar arsyen e nervozizmit të shqiptarit, ndërsa kanë konstatuar jo pak por 260 kilogramë kanabis, që ai po i dërgonte në një bazë.

Droga ishte e ndarë në 44 pako me peshë të ndryshme, të mbështjella me celofan. Menjëherë  20-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe dërguar në qelitë e burgut të “Regina Coeli”, ndërsa atij i janë sekuestruar edhe 500 euro që i kishte me vete.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.