SPORT

Foto/ Shtohen akuzat, arbitri Kasai hëngri darkë në restorantin e Realit

12:26 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, gjyqtari Viktor Kasai darkoi së bashku me ndihmësit e tij në restorantin “Mesón Txistu” në qendër të Madridit.

Deri këtu nuk ka asnjë problem, por ngjarja merr ngjyra dyshimi pasi restoranti në fjalë cilësohet edhe si lokali i klubit madrilen, pasi preferohet prej futbollistëve të Realit.

Mediat gjermane e fotografuan hungarezin dhe kaq ka mjaftuar për të rindezur edhe njëherë polemikat që lindën gjatë dhe pas ndeshjes së të martës, ku gjyqtari u bë protagonist me disa vendime në favor të vendësve. /Panorama Sport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.