Kryesore

Rihapet gjykimi i vrasjeve në 21 janar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

22:30 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka pranuar zgjidhjen me pajtim për çështjen Veizi dhe Deda kundër Shqipërisë. Ankesa e paraqitur nga qendra Res Publica me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë kishte të bënte me dështimin e autoriteteve shqiptare për të kryer një hetim efektiv për ngjarjen që çoi në vdekjen e katër protestuesve më 21 janar 2011.

Në vendimin e saj, Gjykata Evropiane mori parasysh pajtimin e arritur mes ankuesve dhe qeverisë shqiptare, ku kjo e fundit shprehu keqardhjen për vdekjen e familjarëve të dy ankuesve dhe pranoi se ishin shkelur të drejtat e tyre sipas Konventës. Me rëndësi është fakti që qeveria shqiptare ra dakord që, përveç kompensimit që duhet t’u paguhet ankuesve, duhet të rihapet hetimi mbi ngjarjet që çuan në vdekjet tragjike.

Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, u shpreh se: “Qendrimi i sotëm i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut na sjell një hap më pranë të bërit drejtësi për një prej ngjarjeve më të rënda të tranzicionit demokratik në vend. Tashmë i takon Prokurorisë dhe gjykatave të kryejnë një hetim të plotë të ngjarjes, jo vetëm për të ndihmuar në zbutjen e dhimbjes së familjeve të viktimave, por edhe për të garantuar të drejtën e jetës dhe të protestës civile.

Dorian Matlija, drejtori ekzekutiv i qendrës Res Publica, u shpreh se: “Në emër të ankuesve, e vlerësojmë gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të pranuar një zgjidhje me pajtim të kësaj çështjeje përpara Gjykatës Evropiane. Kjo zgjidhje, e pranuar nga Gjykata Evropiane si në përputhje me Konventën, duhet të pranohet tashmë edhe nga organet tona të drejtësisë, në mënyrë që të rikthehet besimi i publikut te drejtësia. Ky është një test i fortë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.