AKTUALITET

Librazhd/ 20 kg hashash në makinë, arrestohen 3 persona, i katërti në kërkim

18:14 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tjetër sasi droge është gjendur ditën e sotme në Librazhd. 20 kilogram hashash janë sekuestruar nga efektivët e  Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Tre persona janë arrestuar dhe një i katërt është shpallur në kërkim në finalizimin e operacionit të koduar “PARKINGU”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për  goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e  Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur me metoda speciale të hetimit  u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “PARKINGU”Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Albert Terziu, 30 vjeç banues në Durrës

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në bagazhin e mjetit tip “Renault” me targa AA648JO të parkuar pranë parkingut të spitalit të Librazhdit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e mbështjellë me ngjites natribani,  e dyshuar “Cannabis Sativa”

Xhimi Hoxha, 35 vjeç banues në Durrës

Ky shtetas dyshohet të ketë  drejtuar automjetin me targe AA 648 JO i cili  në pjesën e poshtme të tapicerisë në dysheme ishte modifikuar dhe përshtatur për fshehjen  e lëndës narkotike

Sokol Hamataj, 37 vjeç banues në Durrës

Ky shtetas  duke drejtuar automjetin me targe AA 449 JG,  dyshohet të ketë shoqëruar  automjetin në të cilin ndodhej lënda narkotike nga  qyteti i Durrësit në drejtim të Librazhdit.

Gjithashtu  u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasit:

A.L, 45 vjeç banues në Durrës

Ky shtetas dyshohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Grupi hetimor  sekuestroi në cilësinë e provës materiale:20 kg lëndë narkotike e dyshuar  “Cannabis Sativa”, si dhe 3 automjete.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.