BOTA

Shqiptarët laborator droge dhe në Itali, shkatërrohet banda, 3 në pranga

16:36 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Duket se shqiptarët kanë provuar të bëjnë laboratorët droge edhe në Evropë. Një një laborator për përpunimin e heroines është zbuluar nga  policia e Foggia-as, në Italisë, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona, mes të cilëve një shqiptar.  Në pranga ka rënë shqiptari Tefik Lecini 29 vjec, pronari i ndërtesës ku u gjet laboratori Massimo Bruno, 47 vjeç, dhe një grua rumune, Mirabela Ciocodan, 30-vjeçare.

Pas informacioneve të marra, karabinierët kanë arrestuar në flagrancë 3 personat të cilët ishin duke përzier një substancë narkotike me blender elektrik. Policia sekuestroi 620 gramë heroinë e pastër, e cila do të ndahej në 906 doza si dhe një asi tjetër të papërgatitur, me peshë rreth 2 kilogram, e cila mund të ndahej në 2515 doza.  Shqiptari së bashku me italianin janë lënë në burg, ndërsa gruaja rumune, nënë e dy fëmijëve është lënë në arrest shtëpie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.