Show-Bizz

Urimi i veçantë i Miriamit për 35-vjetorin e Alban Skënderajt

13:50 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kantautori më i dashur i shqiptarëve, Alban Skënderaj, sot feston 35 vjetorin e tij. Të shumta kanë qënë urimet drejtuar këngëtarit nga shumë mirëdashës të muzikës së tij por edhe njerëz të zemrës. Ndër ta nuk mund të mungonte kurrsesi urimi i bashkëshortes së bukur Miriam Cani. Një urim plot ndjenjë e emocion tregon sa e thellë është dashuria e saj për bashkëshortin:

“Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. Ti më provon çdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!

Ashtu siç ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familie të rrallë, një femijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëtor që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë. Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli. Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen. Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat”:) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore. Të dua me çdo qelizë të trupit tim“,- shkruan Miriami.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.