SPORT

Video/ S’ka më “remuntada” për Barçën, Juventusi në gjysmëfinale

08:44 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Juventusi ka kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës ndërsa e ka ndalur në barazim pa gola në Kamp Nou.

Ashtu siç pritej, ndeshja e stome filloi nën ritmin e Barcelonës, që synonte të shënonte sa më shpejt për të rihapur duelit ndaj Juventusit. Por ishin pikërisht bardhezinjtë që krijuan dy rastet e para për të shënuar me Higuain dhe Kuadrado ndërsa shpërdoruan mundësi të mira për të gjetur rrjetën.

Me Suarez e Nejmar që kishin vështirësi të gjenin hapësira, Leo Mesi mori përsipër të zgjidhte ndeshjen për katalanasit, por dukej qartësisht që argjentinasi nuk ishte në ditën e tij më të mirë sa i përket finalizimit para portës, pasi nuk arriti të kalonte Bufon edhe pse në pozicion shumë të volitshëm.

Fundi i pjesës së parë u mbyll me momente paniku për argjentinasin, i cili u përplas me fytyrë në tokë pas një kontakti me Pjaniç, fatmirësisht pa pasoja.

Fillimi i pjesës së dytë pa Barcelonën edhe më të orientuar drejt sulmit dhe të pozicionuar në gjysmëfushën kundërshtare, përsëri me Mesin si finalizues  të aksioneve. Ndërkaq, as Juventusi nuk qëndroi duarkryq, pasi me Kuadradon e Dibala kishte disa mundësi të mira për të gjetur rrjetën.

Më pas, bardhezinjtë lëshuan terren, duke menduar si të administronin 15 minutat e fundit të sfidës, duke u rezistuar pa shumë probleme sulmeve të njëpasnjëshme të katalanasve të cilët me kalimin e minutave e kuptuan mirë se përmbysja e famshme ndaj PSG nuk do të përsëritej.

Barcelona – Juventus 0-0  (0-3)

Barcelona: Ter Shtegen, Alba, Umtiti, Pike, Serxhi Roberto (78′ Maskerano), Rakitiç (58′ Alkaser), Iniesta, Buskets, Nejmar, Suarez, Mesi
Trajner: Luis Enrike

Juventus: Bufon, Dani Alvesh, Bonuçi, Kielini, Aleks Sandro, Pjaniç, Khedira, Dibala (75′ Barzalji), Kuadrado (84′ Lemina), Manxhukiç, Higuain|
Trajner: Masimiliano Alegri

KV: Iniesta, Nejmar / Kielini, Khedira

Gjyqtar: Bjork Kuipers (Holandë)

http://www.dailymotion.com/video/x5ixgza_full-time-highlights-hd-ba-0-0-ju-19-04-2017-hd_sport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.