AKTUALITET

Zbulohen pasuritë, sa të pasur janë kupolat e Drejtësisë dhe e Policisë

12:01 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka publikuar sot pasuritë e zyrtarëve të lartë shtetërore.

Lëvizjet që kanë pasur njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë dhe policisë gjatë vitit 2016 përgjithësisht janë shitje dhe blerje trojesh, shitje makinash dhe të ardhura nga mësimdhënia. Këto janë disa nga

Adriatik Llalla

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka deklaruar shtijën e një toke ullishtë në Mjull- Bathore me sipërfaqe 3 mijë m2 në shumën 249 mijë euro dhe pas pagesës së tatimit i kanë ngelur 233.944 euro.

Në të njëjtën kohë ai ka blerë në 5 dhjetor 2016 një tokë arë me sipërfaqe 4500 m2 për 4.5 milion lekë.

Pas shitjes së tokës, Llalla ka deklaruar hapjen e një llogarie ku ka depozituar 140.695 euro. Paga e tij për vitin 2016 ka qenë 1.8 milionë lekë, ndërkohë që gjendja cash në shtëpi është pakësuar me 1.5 milionë lekë.

Prokurori i Përgjithshëm ka përfituar edhe 638 mijë lekë si dëmshpërblim për burgun e të atit.

Bashkim Dedja

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja po shlyen një kredi me këst 109 mijë lekë të reja në muaj dhe deri në fund të 2016 ka shlyer 1.1 milionë lekë. Ai ka deklaruar marrjen e një kredie me vlerë 16.8 milionë në 2 dhjetor 2013 për blerjen e një apartamenti dhe garazhi dhe i kanë mbetur pa shlyer edhe 15.1 milionë lekë.

Të ardhurat e tij vjetore nga pozicioni në Kushtetuese për 2016 kanë qenë 2.2 milionë lekë, ndërsa 39 milionë lekë janë të ardhurat si pedagog në Shkollën e Magjistraturës.

Xhezair Zaganjori

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka deklaruar 1.7 milionë lekë të ardhura nga qiraja e një ambienti në katin e parë plus bodrum, ndërkohë që interesat në një depozitë të gruas i ka 104 mijë lekë.

Paga e tij për vitin 2016 ka qenë 2 milionë lekë, ndërsa të ardhurat e bashkëshortes si notere 1.5 milionë lekë. Gjithashtu ai ka deklaruar edhe të ardhura nga mësimdhënia në shumën 1.1 milionë lekë.

Haki Çako

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka kthyer mbrapsht një porosi për blerjen e një apartamenti në Durrës, për të cilën kishte paguar 32.773 euro.

Gjatë vitit të kaluar Çako ka shitur një makinë në vlerën 7 mijë euro, shumë të cilën e ka mbajtur në gjendje cash.

Të ardhurat e tij për vitin 2016 kanë qenë 1.5 milionë lekë, ndërsa të bashkëshortes 630 mijë lekë.

Igli Totozani

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka deklaruar të ardhura nga paga 1.8 milionë lekë, ndërkohë që të ardhura të tjera ka pasur edhe nga dietat (442 mijë lekë), projekti danez (49 mijë lekë), dieta nga UNDP 1.049 USD, dieta nga KiE 441 euro si dhe paga e bashkëshortes në OSBE në Kosovë 74 mijë euro.

Përveç këtyre Totozani ka deklaruar edhe të ardhura nga kontrata e bashkëpunimit në Itali në Regjionin e Sardenjës në shumën 12 mijë euro.

Gjatë 2016 ai ka vijuar të shlyejë një kredi të marrë në vitin 2003 në shumën 5 milionë lekë. Për vitin 2016 ai ka shlyer 284 mije lekë, ndërkohë që i kanë ngelur pa shlyer edhe 2.8 milionë lekë.

Visho Ajazi Lika

Shefi i SHISH ka shitur një Land Rover në shumën 2950 euro, ndërkohë që ka pasur lëvizje edhe në llogaritë e tij në fondet e investimeve kanadeze.

Në RSP- RBC ai ka pasur shtesë me 3.3 mijë dollarë kanadezë dhe pakësim me 9 mijë dollarë amerikanë. Ndërsa në TFSA- RBC ka pasur shtesë me 1 mijë dollarë kanadezë dhe 1 mijë dollarë amerikanë.

Paga e tij për vitin 2016 ka qenë 1.7 milionë lekë, ndërkohë që Visho Ajazi Lika ka shlyer 300 mijë lekë nga kredia prej 5 milionë lekë për blerje apartamenti që ka marrë në vitin 2011. Gjithashtu ai ka shlyer edhe 600 mijë lekë detyrime ndaj një kompanie që ka bërë rinovimin e apartamentit ku banon. /Panorama/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.