AKTUALITET

Aksident në Dibër, makina përplaset me bordurën, plagosen rëndë motër dhe vëlla

18:33 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga. Policia e Dibrës bën me dije se një automjet tip benz, me drejtues J.D, 20 vjeç, banues në Bulqizë, si pasojë e humbjes së kontrollit, është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga.

Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit S.D, 23 vjeçe. Si pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, është dëmtuar rëndë pasagjerja S.D, dhe drejtuesi i automjetit shtetasi J.D.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, S.D, është transportuar, me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa J.D, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës. policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.