BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ PAPARACI – Shfaqet ish-zonja e parë, Xhoana Nano. Mesazhi në celularin e Rulit… Lika e Starova, miq dhe rivalë

16:00 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: PAPARACI/ Shfaqet ish-zonja e parë, Xhoana Nano. Mesazhi në celularin e Rulit… Lika e Starova, miq dhe rivalë





Lika e Starova, rivalë në futboll, por miq pas tij
Të dy janë bërë të famshëm sepse kanë drejtuar të njëjtat skuadra, por në periudha të ndryshme. Hasan Lika dhe Sulejman Starova duken miq me njëri-tjetrën edhe në orët e lira, përveçse në futboll, ku të dy janë nga trajnerët më të njohur shqiptarë. Deri pak muaj më parë, të dy ishin rivalë në fushat e blerta, kur Teuta e “Bobit” ndeshej me Partizanin e Likës, por tashmë gjërat duken ndryshe. Hasan Lika ka dhënë dorëheqjen nga të kuqtë, ndërsa Starova vazhdon të jetë në krye të stolit durrsak.


Shfaqet ish-zonja e parë, Xhoana Nano
Shumëkush mund të mendojë se ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana, janë jashtë Shqipërie por jo. Çifti Nano, është në Tiranë dhe bashkë janë parë duke drekuar në ambientet e një restoranti peshku në kryeqytet. Në fakt ka qenë drekë dhe darkë bashkë pasi zoti Nano është futur në restorant dhe s’ka ditur të dalë prej andej edhe pse paparaci ynë ka qenë vigjilent në një pjesë shumë të mirë të kohës për ta fokusuar. Në pamundësi për të shkrepur disa foto brenda, jashtë është dukur vetëm Xhoana, e cila ka dalë 2-3 herë jashtë restorantit, siç duket e mërzitur nga qëndrimi i gjatë në të njëjtin vend.


Mesazhi në celularin e Rulit…
Një mesazh vërtet interesant ka ardhur në celularin e ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, i cili ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të tij. Kanë qenë në mbledhje qeverie, por kjo nuk e ka penguar Olldashin të afrohet pranë kolegut të tij ministër dhe të shohë çfarë shkruhet. Habinë e ka treguar në fytyrë dhe dorën e djathtë e ka vendosur në supet e Alibeajt. Ky i fundit është treguar krejt indiferent në atë që po lexonin Ruli dhe Olldashi, dhe sytë i ka mbajtur diku rreth në kabinetin ku ishin mbledhur ministrat. Siç duket ministri i Drejtësisë nuk ka dashur të përfshihet.


Filip Çakulli përlyhet me verë
Ja dhe paparaci ynë, që këtë radhë ka kapur atë, të pakapshmin, drejtorin e ‘Fix Fare’, Filip Çakulli. Filipit, gjithë kohën i “çante kokën” një gazetar i vjetër, aktualisht zëdhënës i ministrisë së Xhuvelit, Tom Therçaj e quajnë. Filipi, vetëm donte ta hiqte qafe, por ai sigurisht, nuk ikte. Muhabeti me Filipin shkon fjollë, pastaj duhet mbrojtur “shefi” për 2009-ën se është edhe vit elektoral. Duke parë bezdinë e Filipit, Andi Tela, drejtor i Gazetës “Panorama”, i punon një rreng. I derdh Filipit në këmishën e tij të re ngjyrë rozë, një gotë të madhe plot verë. Dhe Filipi, që atë orë kishte vendosur një drekë shumë të rëndësishme për të ngrënë, nuk ngurron t’i thotë Andit: “Po me mua ç’pate mo!!! Kishim ndërmend të përzinim Tom Therçajn, jo mua për në shtëpi”. E qeshura, sigurisht përfshiu edhe Filipin, që deri sot, mesa kemi marrë vesh ne të ‘Bluetooth’, nuk ka mundur ta heqë njollën e verës nga këmisha e tij e re, ngjyrë rozë.
Ky shkrim u botua më 24 janar 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.