AKTUALITET

Emrat/ Heroinë dhe kanabis, arrestohen 5 persona në Tiranë

20:11 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas një aksioni të policisë së Tiranës, 5 persona janë arrestuar në flagrancë me 1 kilogram e 24 gram Heroinë si dhe 2 kilogram e 160 gramë Cannabis Sattiva.

– Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan

– Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan

– Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë

– Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë

Njoftimi i policisë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative  nga Specialistët e Narkotikëve, për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit  Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë është organizuar puna dhe kanë ndërhyrë  shërbimet Policore të Sektorit Kundër Narkotikëve si dhe të Operacionales.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore  kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka  bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke  ecur  mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar  të largohet me vrap.

Punonjësit  e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin,  ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale     1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit  “mini market” në pronësi të shtetasit Nikolin Merko, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë  Cannabis Sattiva.

Nga veprimet  proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë

-2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva

– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”

– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”

– 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale do ti  kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.