AKTUALITET

Masakra në Vlore, ja cila ishte këngëtarja e cila këndoi në lokal

09:32 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Blerina Balili është këngëtarja e cila ishte sonte ne lokalin “Fiks Fare”, ku ndodhur masakra që la te vdekur 33-vjeçarin Ergys Gjioveshajn dhe te plagosur 3 te tjerë.

Lokali ku ka ndodhur ngjarja njihet për netët me muzikë live. Para disa orësh në rrjetet sociale kishte njoftimin për mbrëmjen e sotme, siç e shihni edhe me poshtë, ku këndonte këngëtarja Blerina Balili.

Njoftimi i policisë së  Vlorës njoftoi:

Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur  3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

  1. F.H., 28 vjeç.
  2. A.L., 26 vjeçe.
  3. A.Ll., 32 vjeç.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.