Kryesore

Masakra në Vlorë/ Policia arreston 19-vjeçarin, 2 në kërkim. Ja motivet

20:27 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia ka arrestuar ditën e sotme një nga autorët e ngjarjes së  ndodhur në një lokal në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një konflikti të çastit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë. 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë.

Një ditë më parë rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit “Fiks Fare” në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë dhe ka humbur jetën Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë

Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit:

– Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë.

Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit:

1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta.

Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”,

– 15 gëzhoja fishekësh.

Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.