Kryesore

Një kamion me blloqe betoni pranë çadrës së PD, ç’po përgatitet ditën e hënë në Tiranë?

21:30 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike duket se ka nisur përgatitjet pas deklaratës së Lulzim Bashës për të bllokuar ditën e hënë të gjitha akset kombëtare në orën 11. Bllokimi besohet se do të realizohet përmes blloqeve të mëdhenj të betonit që shërbejnë si trafikandarës. Tentativa e parë për të bllokuar trafikun në Tiranë të hënën, u zbulua nga policia mbrëmjen e së enjtes.

Një kamion është bllokuar nga policia rrugore e Tiranës pasi është konstatuar me debi, gjoba të pashlyer prej një kohe të gjatë. Nga një kontroll në automjet, efektivët zbuluan edhe një bllok betoni që shërben për të bllokuar trafikun, që ishte ngarkuar në kamion.

Express mëson se i pyetur nga policia, drejtuesi i kamionit, është shprehur se këtë ngarkesë e ka pasur porosi nga një miku i tij.

Një shoku im më telefonoi për t’i sjellë një bllok betoni trafik ndarës. Ramë dakord për çmimin e betonit dhe të transportit dhe do ta sillja tek Rogner”, mësohet të jetë shprehur drejtuesi i kamionit, pasi u shoqërua për të dhënë sqarime në ambientet e komisariatit numër 2.

Shoferi u ndalua në mbrëmje nga policia rrugore, pasi tentoi të kalojë me kamion pranë çadrës ku po mban protestën opozita shqiptare, në pjesën e bllokuar nga policia rrugore për qarkullimin e automjeteve.

Express mëson se makina është bllokuar nga policia, deri në shlyerjen e detyrimeve nga ana e shoferit.

Pasi ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, shoferi është lënë i lirë, po gjatë mbrëmjes së djeshme.

Kjo ngjall dyshime se blloku i betonit mund të jetë porositur nga Partia Demokratike, ku një ditë më parë lideri i opozitës deklaroi se të hënën për një orë do të bllokohen të gjitha akset kryesore kombëtare.

Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.