Kryesore

Terror në Vlorë/ 1 i vrarë dhe 3 të plagosur me armë në një lokal në Lungomare

00:05 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të tjera detaje mësohen nga masakra e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Vlorë. Pas një përplasjeje me armë në një lokal 1 person ka humbur jetën ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Viktima eshte nje 33-vjeçar nga Vlora. Nje nga te plagosurit eshte ne gjendje te rende per jeten ne spital. Gazetarët në vendin e ngjarjes raportuan se një nga të plagosurat është i seksit femër. Nga burime policore mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkimin e një lokali në zonën e quajtur “Ish-pusi i naftës” pranë Lungomares. Burimet thanë se konflikti i armatosur ka ndodhur pas një sherri, por motivet janë ende të paqarta. Të paidentifikuara janë edhe viktimat. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.