Kryesore

VIDEO/ Pamje nga lokali ku u vra i riu në Vlorë, Policia Shkencore merr provat e krimit në vendngjarje

01:00 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetari Enrik Mehmeti sjell për GSH.al pamjet nga lokali prane Lungomares ne Vlore ku mbeti i vrare nje i ri dhe u plagosen 3 te tjere.

Informacion paraprak

Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
1. F.H., 28 vjeç.
2. A.L., 26 vjeçe.
3. A.Ll., 32 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.