Kryesore

Basha i përgjigjet Ramës: 97-të nuk do të ketë më, demonstrata do të jetë paqësore

19:37 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i opozitës Lulzim Basha ka rritur edhe më shumë tonet kur është shprehur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama. Ai tha se protesta e opozitës do të vijojë të jetë paqësore dhe se vendi nuk do t’i kthehet më atij viti të largët.

‘’Kam dëgjuar që shpeshherë përmend 97-tën dhe e lidh me ne. I kujtoj Edi Ramës se 97-tën e ka me vete, ka Gramoz Ruçin me shokë. Shumica e njerëzve që janë pjesë e protestës sonë nuk kishin lindur kur ka ndodhur ajo dhunë.

I kujtoj Ramës se 97-të për prapanicën e tij nuk do të ketë më. Demostrata jonë e së hënës do të jetë paqësore, po ashtu siç e kemi thënë dhe e përsërisim do të ketë qëndresë deri në fund’’, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër përsa i përket një shkrimi të ‘Eureporter’ në lidhje me frikën e delegacionit të BE-së që do të mbërrijë të hënën në Shqipëri, kreu i opozitës u shpreh se ky është një tjetër lajm i sponsorizuar nga zhaket e Edi Ramës.

Po ashtu Basha parashikoi dhe dështimin e negociatave me ndërmjetësimin e BE-së pasi sipas tij Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pushteti i tij kriminal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.