BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ PAPARACI – Basha kavalier, Dade e Koçi vesh me vesh, takimet mallëngjyese të deputetëve

16:00 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Basha kavalier, Dade e Koçi vesh me vesh, takimet mallëngjyese të deputetëve





Basha: Një sekondë shef…
Kavalier jo vetëm për femrat por edhe për meshkujt. Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha nuk e ka problem të tregohet kavalier edhe me shefin e tij, Berishën. Për t’i treguar këtij të fundit se detyrat e tij të njëpasnjëshme që i janë ngarkuar në kabinetin e qeverisë nuk i kanë zbehur aspak zellin e kavalierit, Basha i bën gati karriken shefit të vet për tu ulur. Dhe në fakt Berisha është ndjerë goxha mirë, si çdo moment në qendër të vëmendjes, edhe pse jo në pak raste ‘xhentilesa’ është në mënyrë ironike.


Dade: Petro, më duhet një vend në listë
Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste Arta Dade është duke lëvizur të gjithë gurët e mundshëm që ka në dorë për të siguruar me çdo kusht një vend në listën e kandidtaëve për deputete. Ditët e fundit ajo është takuar edhe me Petro Koçin, për t’i kërkuar që ta vendosë kandidate për deputete në reast se një gjë të tillë nuk do ta bëjë Rama. Shihini edhe nga kjo foto që paparaci ynë i ka fokusuar bashkë, duke folur me zë  të ulët në vesh, edhe pse në prani të të tjerëve.


Dokle, Gjinushit: Iku edhe një seancë
Përfundimi i seancave parlamentare prej kohësh është kthyer një burim lumturie jo vetëm për punonjësit e gardës që lodhen duke pritur shefat e tyre, por edhe për vetë këta të fundit. Në veçanti ish-kryetarët e Kuvendit e kanë kënaqësinë më të madhe, Dokle dhe Gjinushi, të cilët në shumicën e kohës gjatë seancave nuk bëjnë gjë tjetër veçse korrigjojnë kryearen Topalli. Shihni se sa fort qeshin, dhe thuaje gjithë rrugën që kanë bërë duke ecur në këmbë bashkë e kanë bërë duke shpërthyer në gaz.


Takimet mallengjyese të Ndokës dhe Mediut
Rastësia, mbreti i botës, kjo fjalë vlen edhe për dy ish-kolegët e të njëjtit kabinet qeverisës, Fatmir Meidu dhe Nard Ndoka. Sa herë që takohen dy ish-ministrat tregojnë batutat që vetë kreu i kabinetit ka bërë  gjatë mbledhjeve jo shumë të gjata të qeverisë. Aq me nostalgji i kujtojnë sa edhe të tjerët që janë afër tyre bëhen kuriozë se çfarë mund të kenë të dy. “Eh, kohë e artë kur ishim ministra”- mendojnë me vete Mediu dhe Ndoka, kohë më parë, Ndoka ministër Shëndetësie dhe Mediu ministër i Mbrojtjes.

Ky shkrim u botua më 24 janar 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.