Kryesore

E bujshme/ Pasardhësi i Pablo Escobarit, takim me shqiptarët për 100 kg kokainë

14:43 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Andrea GALLI, Corriere della Sera

 

Bëhet fjalë për para – gjithnjë për to. Miro Rizvanoviç Niemeier (lart, në foto), narkotrafikanti 36-vjeçar që u arrestua të enjten nga Guardia di Finanza, kishte mbërritur në Itali me destinacion final: Milanon.

Sot, sipas hetuesve, “bosi” që ka kombësi të dyfishtë, gjermane dhe boshnjake duhet të takonte aleatët e tij, partnerët shqiptarë për të përcaktuar çmimin e 100 kg kokaine për t’u shitur në qytet.

Hetimet janë në vazhdim por gjurmët e arrestimit të këtij njeriu -përfaqësues kryesor i “Clan del Golfo”, një grup shumë i famshëm narkotrafiku i njohur nga qeveria kolumbiane – të çojnë tek shefi i tij “Otoniel”, ‘trashëgimtar’ i mbretit të drogës, Pablo Escobar.

Për “Otoniel” është në fuqi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh. Kapja e tij do të quhej një goditje e rrallë.

I shumëkërkuari që u arrestua në Itali, Niemeier, i njohur ndryshe si “El Ruso” ka lindur në Graçanicë, një qytezë me 50 mijë banorë në veriperëndim të Bosnjes. Ai u ndalua vitin e kaluar nga policia kolumbiane, por arriti të arratisej, u largua nga Amerika Latine dhe përfundoi në Spanjë. Udhëtimi i tij i fundit për në Itali rezultoi fatal për të.

KUSH ESHTE “EL RUSO”

Biografia e tij, flet vetë. Ai është përfaqësues i fuqishëm i “Clan del Golfo”, një nga organizatat më të forta botërore të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku bëjnë pjesë shumë paramilitarë. Rizvanoviç Niemier merrej me blerjen e sasive shumë të mëdha të kokainës nga laboratorët klandestinë të Kolumbisë perëndimore dhe organizonte transportin e saj drejt kufirit me Panamanë. Prej aty, kokaine transportohej për në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë.

Në fillimet e tij, “El Ruso” gjente emigrantë të dëshpëruar të gatshëm për të transportuar kokainën në valixhe me bazë të dyfishtë. Më pas, ai u ngarkua për të lidhur marrëveshje në nivele më të larta, siç ishin ato me shqiptarët.

“El Ruso” nuk ka rekorde kriminale në Itali, por ka disa të ndryshme në Gjermani ku dhe është arrestuar në vitin 2013.

Sot, ai rrezikon deri në 30 vite burg. Por, ai mund të ekstradohet në Kolumbi dhe dihet që korrupsioni është mjaft i përhapur në kombin amerikano-jugor. Gjithçka do të vendoset nga bosi i tij, “Otoniel” ose ndryshe Dairo Antonio Usuga, i cili fshihet në pyjet e Kolumbisë dhe ruhet me qindra paramilitarë besnikë. A do të shpenzojë ai për ta liruar “El Ruson” apo do ta braktisë atë? Deri tani, ai duket “i djegur”.

Pasi u arrestua në vitin 2016 në Kolumbi, ai u ndihmua nga mjekët vendas të cilët lëshuan certifikata sikur ai ishte në grahmat e fundit dhe duhet të linte burgun. Ai u la në arrest shtëpie dhe u largua. E vërteta është që Niemier është mirë edhe sot, me të gjithë 188 centimetrat e tij. Ai erdhi në Itali për të vendosur kontakte, jo vetëm me shqiptarët (kjo do ta zbehte CV-në e tij kriminale) por edhe me mafien romane dhe ndangheta-n në veri të Italisë.

Corriere della Sera/ Përktheu: GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.