AKTUALITET

Grabitje me armë e maska në mesnatë ne Urën Vajgurore

11:15 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mesnatës së dy ditëve më parë. Ngjarja ka ndodhur në Urën Vajgurore.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se tre persona të armatosur dhe me maska kanë shkuar në banesën e qytetarit me inicialet A. Sh., dhe i kanë grabitur. Sipas tyre, autorët kanë vjedhur një sasi parash, disa bizhuteri dhe një makinë.

Burimet policore janë shprehur se pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të Fierit dhe kanë braktisur makinën në fshatin e Fier Sheganit në Lushnje.

Pas gjetjes së makinës, janë marrë provat materialet dhe po punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.